BE mision në Detin e Kuq, operacion për garantimin e sigurisë së anijeve tregtare
Bashkimi Evropian synon të nisë një mision ushtarak në detin e Kuq. Sipas shefit të Politikës së Jashtme, Josep Borrell, synimi është që misioni të jetë operacional brenda 17 shkurtit.
Qëllimi, theksoi Borrell, është mbrojtja e anijeve ose parandalimi i sulmeve, pa ndërmarrë asnjë aksion kundër rebelëve huthi. Për Borrell, edhe kështu misioni është i rëndësishëm.
“Ne jemi të shqetësuar për trafikun në kanalin e detit të Kuq. Shumë kompani evropiane na kërkojnë të ndërhyjmë sepse bizneset e tyre po vuajnë nga rritja e kostos dhe fakti që u duhet të shkojnë në Afrikën e Jugut dhe më pas të kthehen në Evropë. Këto po ndikojnë në rritjen e çmimeve, ndaj është jetike që të shmangen rreziqet e tjera”, tha Josep Borrell, shef i Politikës së Jashtme të BE-së.
Javën e kaluar, forcat amerikane dhe ato britanike bombarduan objektiva të shumtë nga të cilët rebelët huthi qëllonin raketa. Ishte hera e dytë që dy aleatët ndërmerrnin sulme hakmarrëse.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)