Partitë rrezikojnë votën e emigrantëve, Meta: Po luajnë me vullnetin e shqiptarëve
Kur na ndajnë më shumë se 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi nga partitë politike që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor për të mundësuar votën shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Celibashi paralajmëroi mundësinë e mos realizimit të votës së emigrantëve.
Gerta Meta, drejtore ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albana se partitë politike po luajnë me vullnetin e shqiptarëve duke bërë lojëra politike sa herë jemi në prag zgjedhjesh.
“Mënyra si po diskutohet, fillon nga ky premtim i pambajtur për të realizuar votën e emigrantëve. Nga eksperienca jonë si vëzhgues zgjedhorë që jeni në terren që nga ‘92 kjo situatë e ngarkuar politike ka efektet e veta dhe alarmi që komisioneri ka lëshuar në drejtim të kuvendit është për të sjellë në kujtesë që partitë duhet të merren me reformën zgjedhore. Reforma është kthyer në një legjendë urbane që ka arritur në nivelet e neverisë shoqërore se po luhet shumë politikisht sa herë jemi në prag zgjedhjesh”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur