7.8 miliardë lekë për QSUT, spitali universitar do marrë 23% të fondit për spitale

1 Shkurt 2024 | 16:41

7,8 miliard lekë do të jetë buxheti i Qendrës Spitalore Univeristare Nënë Tereza për vitin 2024.

Ka qenë Këshilli i ministrave që ka përcaktuar që nga 33 miliard lekë që është fondi i akorduar për spitalet, 23% ti jepet QSUT.

Por ndërsa merr më pak se ¼ e buxhetit, qendra spitalore përballon thuajse gjysmën e shërbimit spitalor.

E thënë në shifra, në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.

Të dhëna të tjera tregojnë se QSUT është ofruesi më i madh të gjithave shërbimeve spitalore. Përqendrimi i shërbimeve në këtë qendër ka ardhur në rritje vit pas viti, për shkak të mungesave në burime njerëzore dhe pajisje në spitalet rajonale.

Spitalet e qarqeve kanë mungesa të mëdha në të gjitha specialitetet, duke bërë që pacientët të orientohen në QSUT edhe për problematikat më të thjeshta .

Por përveçse QSUT ka pak buxhet në raport me shërbimin që ofron, fondet e tij gërryhen nga koncesionet. Duke qenë se shtrimet dhe ndërhyrjet kirurgjikalë janë të shumta, një pjesë e mirë e buxhetit të QSUT shkon për koncesionet dhe shërbimet mbështetëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026