“Heqja e dinarit, vendim i pritur me vite”, Spahiu: Të gjobitet kush e përdor
Analisti Nexhmedin Spahiu ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania, për të folur për vendimin e qeverise Kurti për të ndaluar përdorimin e dinarit.
Sipas tij ky vendim ka qenë i pritur me vite që në momentin që valuta zyrtare në Kosovë është bërë Euro. Sipas tij ky vendim është rrumbullakim i sovranitetit të Kosovës.
“Mund të përdoret por meqenëse tashmë kontrolli i plotë është nga ana e policisë së Kosovës, inspektoratet e Kosovës, mund të ketë gjoba nëse përdoret si monedhë këmbimi në dyqane apo institucione të ndryshme”,-tha Spahiu.
I pyetur nëse ky vendim e cenon serbët të cilët ndodhen në veri analisti u përgjigj:
“Kjo nuk i cenon qytetarët, pasi gjithnjë ekziston mundësia e këmbimit të dinarëve me Euron. Por cenohet shteti i Serbisë, e cila në fakt ka qenë ajo që ka cenuar shtetin e Kosovës”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
- 16:37 “Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë
- 16:33 Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin