“Urgjente, ndërhyni”| Ndalohet avokati britanik i Sanduloviç, reagon Alicia Kearns

2 Shkurt 2024 | 10:54

Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, është ndaluar nga Policia e Serbisë dhe aktualisht po merret në pyetje.

Lajmin e bëri vetë Sanduloviç i cili kërkoi reagimin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaë sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiçit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, shkroi ai në rrjetin social X.

Pas kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar dhe bëri të ditur se e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Britanisë.

“Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni”, tha ajo.

Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç, javë më parë ishte arrestuar  e torturuar nga BIA serbe, për shkak se e kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit.

Po ashtu, nga BIA ishte ndaluar edhe vajza e tij për të njëjtën arsye. Edhe avokati i tij serb ishte marrë në pyetje për shkak të vizitës së tij në Prekaz.

Ne reagimin e tij avokati tjetër i Sandulovoiç, Cedomir stojkovic, shkruan: “Fillimisht  në kufi më kanë mbajtur mua, avokatin nga Serbia. Sot ata po ndalojnë një avokat nga Londra – në një përpjekje të dëshpëruar për të penguar cilindo nga jashtë Serbisë që të ndihmojë në realizimin e të drejtave të njeriut dhe luftën për demokraci.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026