Alimehmeti: PD duhet të zgjidh problemet brenda vetes, shoh sinjale bashkimi

2 Shkurt 2024 | 14:45

Ish-kandidati për kreun e Bashkisë Tiranë Ilir Alimehmeti, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në opozitë.

Ai theksoi se PD, fillimisht duhet të zgjidh problemet  brenda vetes e më pas t’u përgjigjet nevojave të njerëzve.

Mes të tjerash ai shtoi se në opozitë shikon sinjale reflektimi për bashkimin e PD.

“Kemi një të keqe të madhe largimi i njerëzve. Nuk duhet të lejojmë shpopullimin e banorëve. PD duhet të zgjidh problemet brenda vetes. Vendimet duhet ti marrim në bashkëredim me çfarë kërkohet. Nëse ne vazhdojmë këtë rrugë pa dëgjua pjesën tjetër, do vazhdojmë në  këtë situatë që jemi. Unë shoh sinjale bashkimi, shoh sinjale reflektimi. Jam i mendimit se në pranverë do të ketë zhvillime pozitive.

PD duhet t’u përgjigjet nevojave që kanë  njerëzit. Në Kuvend duhet të respektohet rregullorja dy palëshe, por nëse nuk respektohet nga pala më e madhe e ke shumë të vështirë që të ia kërkosh palës më të vogël. Kemi kërkuar seancë të posaçme për inceneratorët. Por kjo nuk bëhet, njësoj si Komisionet Hetimore të Parlamentit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026