Fruthi| Në Berat nuk ka raste të regjistruara. Mjekët: Po monitorojmë kopshtet

2 Shkurt 2024 | 16:37

Ndonëse në pediatrinë e QSUT ka edhe pacientë të vegjël të hospitalizuar nga fruthi, mesa duket në berat ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Bluzat e bardha të spitalit rajonal të Beratit apelojnë për vaksinim të të vegjëlve.

 “Është një informacion qe po qarkullon, realisht deri më tani të gjithë fëmijët që janë paraqitur dhe me sa kemi kontakte me personat e fushës së mjekësisë nuk kemi ndonjë rast me fruth, sigurisht që fruthi është një sëmundje realisht e rëndë që duhet vlerësuar, por ka një mekanizëm që fruthin e parandalon dhe ajo që unë bëj thirrje nga ky takim me ju është që të gjithë familjarët të mos e nënvlerësojnë e fruthit. Vaksinimi është kyçi i suksesit në fushën e mjekësisë”,-tha Vladimir Kumaraku, Shef i repartit te pediatrisë.

Kopshtet dhe çerdhet janë dhe epiqendra nga dhe ku mund të shpërndahen këto sëmundje, ndaj drejtuesit vendor të arsimit kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha hallkave për të sensibilizuar prindërit.

 “Sot për shembull frekuentimi në kopshte dhe çerdhe ka qenë në masën 60% falë faktit që jemi në periudhë virozash jo me fruthin. Sot ne nuk kemi pasur asnjë rast  të një fëmije të diagnostikuar me fruth q mungon për shkak të fruthit, janë virozat e stinës që te fëmijët e kopshteve dhe çerdheve ndihen dhe jemi në këtë situatë frekuentimi”,-tha Klodiana Vokopola, Drejtoresh e arsimit në bashkinë e Beratit.

Përgjatë janarit në kopshtet dhe në çerdhet e qytetit të Beratit numri i fëmijëve ka rënë në kuotën prej 60 % të frekuentimit kjo për shkak të virozave që kanë qarkulluar përgjatë këtij muaji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026