“PS e di sa vota ka në kuti kur përfundon procesi”, Bogdani: PD është e ç’organizuar
Ish-funksionari i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, është shprehur se nëse do të krahasoje partitë politike, PS është më e organizuar se PD.
Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se PS e di sa vota ka në kuti kur mbaron procesi i votimit dhe e di se për kë do të votojnë qytetarët.
Bogdani tha se PD është më e ç’organizuar në këtë aspekt dhe nuk e parashikon drejtimin e votës.
Sipas tij, vetëm në disa fushata zgjedhore PD ka qenë e organizuar në atë nivel, sa të llogarisë se ku do të shkojë vota e qytetarëve.
“Vitet e fundit atë që ka kaluar Shqipëria për rrjedhjen e të dhënave personale, listën dhe sistemin e patronazhistëve, kam përshtypjen duhet të ishin shifrat shumë më ndryshe. Por kjo tregon dëshirën e njerëzve për ta patur votën të fshehtë.
Ndërkohë që nuk është kështu në Shqipëri, partia në pushtet apo partia tjetër e di. Duke u marrë me partitë politike, dua të them se është një realitet tjetër mes PD dhe PS. PS duke qenë një parti më e organizuar dhe më kapilare, është ajo që e di se për kë votojnë njerëzit, është ajo që e di sesa vota ka në kuti kur mbyllet qendra e votimit.
Kurse PD këtë pjesë e ka shumë të ç’organizuar. Shumë rrallë në disa fushata e ka pasur të mirëorganizuar, por kryesisht e ka të ç’organizuar. Kështu që nuk mendoj se këto shifra janë treguese reale të realitetit”, tha Bogdani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse