I gjetën armë e municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Emri)
U finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi” ku për pasojë u vu në pranga në pranga poseduesi i armëve, Qani Hysa, 38-vjeçar nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Njoftimi i policisë
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë, se një shtetas posedonte disa armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Sukthi”.
Në kuadër të operaconit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në fshatin Vardardhe-Sukth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania