Krijimi i një federate opozitare / Duka: Duhet bashkim në një axhendë të përbashkët
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku tha se është e rëndësishme krijimi i një federate të opozitës, pasi në këtë formë ata do të jenë më të unifikuar në kërkesat që kanë të përbashkëta dhe do kenë më shumë mundësi për ti realizuar ato.
Sipas tij kjo federatë do të ndihmonte opozitën të kishte një axhendë politike të përbashkët dhe një aksion opozitar më të koordinuar.
“Ne duam të bashkojmë opozitën për të patur një axhendë politike të përbashkët dhe për të patur një aksion opozitar të koordinuar. Kjo do të thotë se nëse duan takime me ndërkombëtarë, këto të mos bëhen nga individë të veçantë por të bëhet nga departamenti i cili në fund të fundit, është mandatuar dhe i jep këtij grupi, pikërisht konkluzionet e takimeve ndërkombëtare, siç është rasti i Bardhit apo të tjerëve. Këto takime që bëhen individuale. Nuk kanë rëndësinë e duhur.
Nga ana tjetër, nëse gjithësecili, më vete, ka thuajse të njëjtat teza si zgjedhjet e hapura, votimin elektronik dhe votimin e emigrantëve. Këto thotë edhe grupi i “Rithemelimit” edhe grupi i Bardhit, nëse thuhen veç e veç, ne nuk imponojmë, nëse puqemi rreth kësaj ideje së bashku ne mund të kemi shanse”,-tha Duka.
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta