Tragjedi në Kili, shkon në 99 numri i të vdekurve nga zjarret
Numri i viktimave të zjarreve në pyjet në Kilin qendror është rritur në 99, ndërsa disa qindra persona janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.
Presidenti kilian Gabriel Boriç tha se vendi po përballet me një “tragjedi të përmasave të mëdha”, raporton Reuters.
Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve u identifikuan 32. Gjithashtu, sipas mediave kiliane janë kryer 25 autopsi.
Shërbimet e urgjencës po përpiqen të frenojnë elementin e zjarrtë që kërcënon edhe zonat urbane.
Kjo cilësohet fatkeqësia më e rëndë që nga tërmeti i vitit 2010.
Tymi i zi shpërtheu mbi shumë pjesë të rajonit Valparaiso në Kilin qendror, shtëpia e gati një milion njerëzve dhe zjarrfikësit po përdornin helikopterët për të luftuar zjarrin.
Zonat përreth qytetit turistik bregdetar të Vina del Mar janë ndër më të goditurat, me ekipet e shpëtimit që përpiqen të arrijnë të gjitha zonat e prekura.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus