“Gripi i syrit zgjat deri 3 javë” – Mjeku okulist tregon kur bëhet agresiv

5 Shkurt 2024 | 08:06

Paralelisht me gripin e zakonshëm duket se janë shtuar edhe rastet e pacientëve të prekur me gripin e syrit. Kjo sëmundje quhet keratokonjutiviti epidemik, ose gripi i syrit në gjuhën popullore.

Në përgjithësi ai shkaktohet nga adenoviruset dhe është tepër ngjitës. Transmetimi kryesor është nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gishtave me sytë.

Mjeku okulist Isamil Halili tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se gripi i syve e zgjat deri në 3 javë.

“Ky virus është i pranishëm çdo vit në stinën e  dimrit, ka aftësinë për t’u përhapur shumë  shpejt, sidomos në  ambientet me shumë njerëz si kopshtet dhe shkollat. Zgjat pak më tepër se gripet e zakonshëm, pasi zgjat deri në 3 javë, gjë  që i  shqetëson pak prindërit. Agresiviteti është rreth 1 javë, nga momenti që inkubohet, pas  2-3 ditësh kur nisin simptomat dhe ju mund t’ia keni ngjitur edhe dikujt tjetër”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024