“Do shikoni dy beteja”, Flamur Noka para gazetarëve: Sot protestojmë për demokracinë

5 Shkurt 2024 | 14:38

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha këtë të hënë pas mbledhjes së grupit se ditën e sotme opozita do të zhvillojë dy beteja.

Noka tha se ditën e sotme në momentin që do të mbahet seanca e radhës në Parlament, deputetët opozitarë të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga seancat do të vijojnë betejën e tyre në protestë jashtë ambienteve.

Gjithashtu ai tha se deputetët e përjashtuar ku bën pjesë edhe ai vetë do vijojnë betejën në sallën e parlamentit, duke lënë të kuptohet se seanca që pritet të zhvillohet ditën e sotme, do të jetë e ngjashme me seancat që kemi parë që prej shtatorit të vitit 2023.

“Ne kemi vendosur të thërrasim sot pasdite në orën 17 një protestë për parlamentin, për parlamentarizmin për demokracinë, për pluralizmin, për drejtësinë e kthyer në padrejtësi dhe për Shqipërinë.

Sot në protestë do të jenë të gjithë demokratët, të gjithë deputetët të cilët janë të përjashtuar. Ne që aktualisht nuk jemi të përjashtuar, do të jemi duke vazhduar betejën brenda parlamentit. Ju do të shikoni sot dy beteja, një brenda sallës së parlamentit dhe një tjetër jashtë në protestë”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026