Salianji akuza qeverisë: Sa më shumë shtohen hallet e qytetarëve aq më shumë vjedhin
Politikani Ervin Salianji, mbajti fjalën në protestën që po zhvillohet sot para parlamentit.
Ai theksoi se bashkëpunëtorët e kreut të qeverisë Edi Rama kanë përfunduar burgjeve dhe si pas tij kjo ka ndodhur vetëm për shkak të Ramës.
Më tej ai nënvizoi se Rama duhet të largohet ndërsa shtoi se me përjashtimin e deputetëve të opzoitës, mazhoranca vetëm humb.
“Ndërkohë që Edi Rama përpiqet të vendos shashka të luftës së brendshme të opozitës, vidhet çdo ditë në këtë vend. Të gjithë bashkëpunëtorët e Ramës kanë përfunduar burgjeve. Nuk kanë përfunduar si pasojë e drejtësisë që ka ky vend, por kanë përfunduar si luftë e Edi Ramës ndaj tyre në momentin që nuk iu duhet. Rama duhet të dorëhiqet. Sa më shumë shtojnë ata përjashtimin e deputetëve, aq më shumë shtohen qytetarët në shesh. Sa më shumë shtohen hallet e qytetarëve, aq më shumë shtojnë ata milionat dhe vilat”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta