Marrëveshja për kabllot nënujore/ Rama: Gur kilometrik drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri Edi Rama foli këtë të hënë për nënshkrimin i marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë 4iG, për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit
Ai e cilësoi këtë si një tjetër projekt strategjik e inovativ që e kthen Shqipërinë në një nyje të ndërlidhjes ndërkontinentale
Rama e quajti këtë projekt si një projekt me rëndësi marramendëse për nga impakti rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjik.
“Jemi në një pikë kyçe për transportin e shpejtë dhe të sigurtë të të dhënave mes një fibre optike lidhëse mes Egjipitit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit tonë të garantojë një askes në këtë autostradë të re digjitale të Mesdheut, për një sërë vendesh të Evropës qendrore. Mendoj se nga një anë ky projekt është i mirëseardhur sepse rrit në mënyrë domethënëse masën e mozaikut të projekteve që ne po bëjmë për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin. Në anën tjetër ky është një projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi.
Në pamje të parë projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vetë, është një projekt marramendës për nga impakti dhe nga vlera që do të krijojë. Ky projekt shënon një gur kilometrik në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2023 dhe pa dyshim do të shoqërohet me projekte të tjera të këtij niveli që përkon me nivelin e ri në të cilin ndodhet vendi ynë”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë