“Ka foto që e ke tradhtuar”|Gruaja ndryshon dëshminë për burrin: Kamerat i vura vetë

6 Shkurt 2024 | 13:48

Bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, e cila kishte denoncuar se mbahej ‘e burgosur’ në shtëpi nën kontrollin e kamerave dhe dhunohej nga partneri ka dhënë dëshmi kontradiktore kur është kontaktuar nga Euronews Albania.

Ajo ka thënë se nuk është dhunuar nga bashkëshorti, por ka qenë thjeshtë një zënkë e vogël. Po ashtu ajo tha se kamerat në banesë i kishte vendosur vetë.

“A ka foto që e ke tradhtuar? Pse ta thyenë telefonin?”, e pyeti gazetarja.

“Asnjë lloj pretendimi, thjeshtë një zënkë e vogël. Ju i keni bërë gjërat tragjike. Hiqi kamerat, nuk ka asnjë lloj dhune. Zënkë mes çifteve. Kamerat i kam vendosur vetë. Skam qenë mirë nga trutë e kokës për dëshminë në Polici. Telefonin tim e thyeva vetë”, tha bashkëshortja e Mandrit.

Ndërkohë gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka thënë se familja e Mandrit pretendon se gruaja e ka tradhëtuar Asqeriun dhe për këtë sipas saj, ata disponojnë edhe fotografi, të cilat i kanë dorëzuar te grupi hetimor.

“Bëhet fjalë për një foto që familja e Mandrit e ka siguruar dhe ndërkohë problematikat mes çiftit Mandri kanë nisur prej disa kohësh. Kanë edhe fotografi që ia kanë dorëzuar grupit hetimor. Ajo vazhdimisht ka pretenduar se është dhunuar”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026