Hetimet për mafian shqiptare, arrestohen mbi 30 persona në Ekuador e Spanjë
Policia në Ekuador dhe Spanjë ka arrestuar të paktën 30 persona në operacione të njëkohshme si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar shqiptar, tha të martën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit.
Prokurorët nga të dy vendet kryen 57 bastisje në gjashtë provinca të Ekuadorit dhe në katër qytete spanjolle lidhur me pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.
Bastisjet ndodhën në mes të një ofensive ushtarake të nisur nga presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa për të luftuar bandat kriminale në vendin e Amerikës së Jugut, të cilin ai e ka cilësuar si terroristë.
“Operacioni u krye në bashkëpunim me zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Spanjë (ku u bënë 12 nga arrestimet dhe u sekuestruan 450,000 euro) me 45 prokurorë që morën pjesë me stafin e tyre mbështetës,” tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit përmes mediave sociale, pa duke dhënë detaje të mëtejshme.
Paratë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 483,000 dollarë.
Prokurorët gjetën gjithashtu para dhe armë zjarri, si dhe sekuestruan prona dhe automjete.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh