Deputeti i PD: Dje u bashkuam të gjithë, kështu do vazhdojmë…
Deputeti i partisë Demokratike, Asllan Dogjani komentoi në një intervistë për Euronews Albania protestën e udhëhequr nga disa deputetë demokratë një ditë më parë para parlamentit.
Sipas Dogjanit, PD ishte dje e bashkuar dhe kështu do të vazhdojë në aksionin e vet opozitar.
“Ramës i intereson që deputetët e PS që ka atje t’i ketë si ushtarë, nëse kemi një sistem me lista të hapura Rama s’i vendos dot sipas qejfit kandidat për deputetë. Opozita dje u bashkua, ne kemi pasur disa probleme brenda PD por dje gjithë grupi u bë një, me një kryetar të partisë dhe do ta shtrijmë aksionin tonë edhe në bazë, tek çdo njëri që e do vendin e vet dhe do të jetojë në vendin e vet, dhe do bëjmë gjithçka për ta larguar këtë regjim se ne po kthehemi në diktaturë”, tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta