E gjithë vëmendja në Ankara, çfarë pritet të ndodhë në takimin Putin-Erdogan

7 Shkurt 2024 | 11:51

Të gjithë sytë do të jenë në Ankara më 12 shkurt kur presidenti i Turqisë Erdogan, një vend anëtarë i NATO-s pret për herë të parë pas gati dy vitesh luftë, presidentin Vladimir Putin.

Vëmendja është përqëndruar në Ankara me shpresën se presidenti Erdogan i cilësuar si “Sulltani i Bosforit” do të arrijë të ulë në bisedimet e paqes Rusinë dhe Ukrainën. Erdogan ka marrëdhënie të mira me të dy vendet. Ai ka shprehur mbështetjen mbeshtetjen për tërësinë territoriale të Ukraines madje e ka furnizuar këtë të fundit me armë, por nga ana tjetër nuk i është bashkuar politikës së sanksioneve ndaj Moskës.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka zbuluar për herë të parë se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin gjatë vizitës së liderit rus në Ankara do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe nismën për të eksportuar grurë përmes Detit të Zi.

Ai shtoi se Turqia po punon me Ukrainën dhe Rusinë për të ringjallur nismën e eksportit të grurit në Detin e Zi, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, për të mundësuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, pasi Moska u tërhoq nga nisma në korrik 2023.

Vizita ne Ankana do të jetë e parë që Putin viziton një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Putin ka udhëtuar rrallë jashtë vendit që nga fillimi i luftës dhe udhëtimet e tij kanë është dobësuar më tej që nga viti i kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për deportimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi, gjë që konsiderohet një krim lufte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026