Plagosja e rëndë në Korçë, dyshime se në banesë pati përleshje. Çfarë zbuloi policia

8 Shkurt 2024 | 09:27

Një 81 vjeçar është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës me plagë të rënda në kokë.

Ka qënë shërbimi spitalor ai që ka lajmëruar policinë e Korçës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që një grup tjetër oficerësh të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e 81 vjeçarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore, si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81 vjeçari Gaqo Tili, ndërkohë që brenda baneses ka patur njolla të shumta gjaku.

Kjo edhe për policinë tregon se ka patur një përleshje brenda banesës por deri tani nuk janë konstatuar elementë të një grabitjeje me dhunë.

Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të jenë përleshur brenda hyrjes.

Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që policë të shumtë po bëjnë krehjen e vendit të ngjarjes.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026