Zgjedhjet e 25 prillit, delegacioni i BE-së thirrje partive politike: Të jenë transparente, të lira dhe të ndershme

25 Mars 2021 | 11:26

Në nisjen zyrtare të fushatës elektorale ambasadori i Delegacionit të BE-së dhe shefat e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri i janë drejtuar partive politike dhe qytetareve me një deklarate të përbashkët.

Ata u bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve t’i përqendrojnë debatet e tyre te programet përkatëse politike.

Duke kujtuar konsensusin e gjerë ndërpartiak që çoi në marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE në vendin tonë kërkojnë që e njëjta frymë duhet të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe vetëpërmbajtje, pa retorikë provokuese apo gjuhë urrejtjeje.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si dhe respektimi i rezultatit të tyre, janë të rëndësishme për të siguruar legjitimitetin e Asamblesë dhe qeverisë së re. Ne kemi besim se të gjitha institucionet përkatëse shqiptare dhe aktorët politikë do të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’’, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE kanë inkurajuar qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

“Komuniteti ndërkombëtar po e mbështet dhe po e monitoron në mënyrë aktive të gjithë procesin e përgatitjes dhe kryerjes së zgjedhjeve, para së gjithash përmes misionit të ODIHR-it. Po ashtu, Delegacioni i BE-së dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së do të vizitojnë një numër të madh vendvotimesh ditën e zgjedhjeve. Ne qëndrojmë me vendosmëri me Shqipërinë në rrugën e pranimit të saj në BE”, thuhet më tej në deklaratë.

Lexoni gjithashtu:

Nis sot fushata zgjedhore, PD dhe PS hapin betejën elektorale me takime vetëm me kandidatët

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026