Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, dy të plagosur. 15-vjeçari në gjendje të rëndë

8 Shkurt 2024 | 21:48

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Sarande-Ksamil, ne vendin e quajtur “Kanali Çukës”.

Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026