“Shqipëria Bëhet” dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Aktivistët e Shqipëria Bëhet kanë dorëzuar këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë propozimin e një projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ata kanë propozuar caktimin e gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë si një zonë e vetme elektorale dhe zgjedhjen e kandidatëve me votë të hapur.
Përfaqësues i Shqipëria Bëhet, tha se në rast se propozimet e tyre nuk do të pranohen, ata do të vazhdojnë me veprime të tjera ligjore dhe qytetare pasi këto ndryshime sipas tyre janë të domosdoshme, që zgjedhjet e ardhshme të jenë të drejta e të ndershme.
“Ne paraqesim në Kuvend para të gjithë depoutetëve, projektiligjin për ndryshime në kodin Zgjedhor,sa i takon caktimit të të gjithë territorit të Shqipërisë si një zonë e vetme zgjedhore duke përcaktuar sistemin zgjedhor propocional kombëtar, me lista të hapura, duke mundësuar kështu më në fund që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë një votë të barabartë e të drejtë dhe zgjedhjen e kandidatit që ata duan, me lista të hapura dhe jo të zgjidhen kandidatët nga zyrtarët e partive.
Në rast se nuk do të votohen këto ndryshime, ne do vazhdojmë me hapa të tjerë ligjore siç është ajo e nismës qytetare kur ne kemi filluar procedurat për miratimin e fletës së nënshkrimeve të qytetarëve të cilët me anë të kësaj flete do të paraqesin vullnetin e tyre për të paraqitur në Kuvend nismën ligjore sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor si sa i përket votës së diasporës ashtu edhe sistemeveme lista të hapura. Nëse kjo prape nuk do zbatohet do eskalojë ne veprime të tjera ligjore dhe qytetare”,-tha aktivisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj: Meta alergji për demokratët, parashikimi ynë për rezultatin e zgjedhjeve
- “Shqipëria Bëhet” takim në Londër, Lapaj: E kemi ndarë mendjen për ta çuar në fund
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)


