Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe plagosje, arrestohen 3 persona në Tiranë

9 Shkurt 2024 | 12:10

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet A. K., 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithahstu u arrestuan shtetasit E. M., 30 vjeç, dhe R. K., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026