“Janë bërë gafa të rënda”, Hakorja: SPAK po vepron politikisht, nuk po shkon tek…
Gazetari Fatos Hakorja komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me besueshmërinë e qytetarëve të institucionet ku rezultoi se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar te SPAK.
Sipas tij, rritja e besueshmërisë së SPAK është pasojë e punës dhe rezultateve, por perceptimi është që institucioni po vepron politikisht dhe në çështjet e mëdha nuk kanë shkuar te paraja, që është kryesorja.
“Kjo rritje e besueshmërisë së SPAK është pasojë e punës dhe rezultateve, por duhet të jemi realist që jo çdo herë ka performuar mirë, se ka bërë edhe gafa të rënda dhe perceptimi është që ky institucion po vepron politikisht dhe në çështjet e mëdha nuk kanë shkuar te paraja, që është kryesorja. Nëse po flasim për çështjen e inceneratorëve, për të cilën kemi një ish-ministër në burg, po paratë ku janë, që presupozohet që 3.8 mln euro i ka marrë një ministër. Te inceneratorët këto para vazhdojnë dhe SPAK mund t’i ndalojë, por kur është pyetur pse nuk i ndalon ka thënë se nuk i takon këtij institucioni se na çojnë në Arbitrazh”, tha Hakorja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur