“Kemi qenë kritikë ndaj BDI-së”- Taravari: Pjesë e qeverisë për të ndihmuar vendin

10 Shkurt 2024 | 15:23

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, është shprehur se ASH ka qenë historikisht kritike ndaj BDI-së së Ali Ahmetit.

Komentet Taravari i bëri në Euronews Albania, ku tha se këto 11 muajt e fundit kanë qenë pjesë e qeverisë për të ndihmuar vendin në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ai tha se ASH pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme, do të mbajë orientimin pro-perëndimor dhe shtoi se BDI ka nevojë të kalojë në opozitë.

“ASH ka qenë kritikuesit më të mëdhenj të BDI-së këto vite. Ka qenë antipod i BDI-së. Por këtë vitin e fundit, 11 muaj ishim pjesë e qeverisë për të ndihmuar procesin eurointegrues të qeverisë.

Për të pasur stabilitet qeveritar, që të mos ndodhnin në 2023 zgjedhjet në Maqedoni. Që ti jepej përkrahje zotot Kovaçevski, për të cilin respekt edhe sot. ASH pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, duhet me çdo kusht të mbajë vijën pro-europiane të vendit.

Edhe për BDI-në si parti politike ka nevojë të shkojë në opozitë, të rigjenerohet. Shqiptarëve të Maqedonisë duhet t’u jepet një shpresë”, tha Taravari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026