Presidentja e Hungarisë jep dorëheqjen për çështjen e abuzimit seksual të një fëmije

10 Shkurt 2024 | 17:47

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqjen pas zemërimit të shkaktuar në publik për faljen e një burri të dënuar për një rast të abuzimit seksual të fëmijëve.

Novak njoftoi dorëheqjen e saj gjatë një daljeje të jashtëzakonshme mediatike këtë të shtunë, ku u kërkoi falje qytetarëve të vendit të saj.

“Kam bërë një gabim … Sot është dita e fundit që ju drejtohem si Presidente,” tha ajo në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Të paktën 1,000 njerëz protestuan në kryeqytetin e vendit të premten duke kërkuar dorëheqjen e saj. Partitë opozitare hungareze kishin kërkuar gjithashtu që ajo të largohej nga detyra.

Novak vendosi të falte me dekret disa të dënuar në prill të vitit 2023, përpara një vizite të Papa Françeskut. Por mes të dënuarve që fali ishte dhe zëvendësdrejtori i një shtëpie fëmijësh që ndihmoi ish-drejtorin e shtëpisë të fshihte abuzimet seksuale të fëmijëve.

Novak është një aleate dhe ish-ministre e kryeministrit konservator Viktor Orban.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026