Hidrogjeni i Bulqizës, studiuesi: Hera e parë në botë që zbulohet 1 vendburim i madh
Një artikull i revistës ‘New Scientist’ tregon se në Shqipëri është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë. Gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër.
Bazuar në gjeometrinë e gabimit, gjeologët vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50.000 tonë hidrogjen dhe profesorët kanë dalë në konkluzionin se nxjerrja e gazit mund të zgjasë nga 25 deri në 238 vite.
Bardhyl Muceku, pedagog i UPT dhe pjesë e studimit, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se është hera e parë në botë që zbulohet një vendburim kaq i madh hidrogjeni.
Por kjo sipas tij nuk do të thotë se hidrogjeni i Bulqizës mund të zëvendësojë naftës apo gazin që përdorim sot.
“Është rasti i parë që gjejmë këtë lloj sasie në botë, por nuk ekzistojnë vendburime hidrogjeni në botë aktualisht. 2-3 vitet e fundit po kërkohet hidrogjeni si burim alternativ energjie të pastër, por në botë nuk është gjetur ende një vendburim që të shfrytëzohet hidrogjeni në vend të gazit apo naftës dhe kjo është edhe pse është hera e parë që mund të gjendet hidrogjeni në trajtë burimi, por kjo nuk do të thotë se hidrogjeni i Bulqizës mund të zëvendësojë naftën apo gazin që përdoret aktualisht”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta