Fotoja prej kohësh në Telegram, çfarë deklaronte Çoku: Gjynah, por…

12 Shkurt 2024 | 16:50

Altin Çoku u arrestua nga policia me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren që u hodh nga pallati në Kamëz. Por 39-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, në një tjetër rast të dyshuar shantazhi me foto intime ndaj një vajze në Laç.

39 vjeçari është i njohur nga përdoruesit e Tik Tok për videot e tij me gjuhë të denigruese, ku në komunikimet live që ai bën me personazhet e këtij rrjeti, shan dhe përdor fjalor të papërshtatshëm për njerëz të ndryshëm.

Ai tashmë ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit për shkak të shantazheve të vazhdueshme ndaj 27-vjeçares, e cila nga presioni publikimit të fotos intime ka kryer vetëvrasje duke u vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku ajo jetonte.

Disa ditë para vetëvrasjes së 27-vjeçares, Çoku në Tik Tok rrëfen variantin e tij për historinë e publikimit të fotos së vajzës.

39-vjeçari thotë se ka qenë në lokal me një shok, kur vajza në fjalë, tashmë e ndjerë i ka dërguar një foto që kishin bërë së bashku një ambientet e një hoteli.

Sipas tij, vajza ka qenë e martuar dhe pas publikimit të fotos është ndarë nga partneri i saj, e madje dhe dy herë të tjera ka tentuar vetëvrasjen.

“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, (Shan).

Gjynah për gocën e huaj, por ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër me bo foto.

Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”.

27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion të vazhdueshëm. Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke kryer vetëvrasje.

Mësohet se fotoja intime përveç se në Tik-Tok, është shpërndarë edhe në chat grupe në telegram.

Grupi hetimor nga dëshmitë e marra në familje por dhe hetimet ndaj deklaratave të tij, rezulton se ky nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku shantazhonte vajza. Policia po verifikon edhe një rast tjetër ku Çoku ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026