“Familja e Sibelës e kërcënuar”- Gazetarja: Pas Altin Çokut ka persona të tjerë
Gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti është shprehur se familja e Sibela Abedinit, 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra pas publikimit të fotos intime me Altin Çokun, është e rrezikuar.
Komentet Ahmeti i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se flitet se pas Altin Çokut qëndojnë disa persona të tjerë, të cilët përbëjnë rrezik për famijen e Sibelës.
Po ashtu, Ahmeti tha se edhe nga ana e familjes së Sibelës, janë bërë thirrje për vetëgjyqësi dhe apeloi për shumë kujdes për këtë çështje.
“Një person është parë poshtë banesës. Ata e vënë gishtin te Altin Çoku dhe personat pas Altin Çokut. Madje sot në emision u bë thirrje edhe për ministrin Taulant Balla, për mbrojtje. Sepse Altin Çoku ka pas thonë njerëz që i mbrojnë krahët dhe mund t’i bëjë dëm kësaj familjeje.
Kemi të bëjmë me një shtresë shumë vunerabël. Sibela ishte rritur në një familje me prindër të divorcuar, pa figurën atërore, çfarë ka ndodhur brenda asaj familje.
Edhe nëna dhe vëllai i Sibëlës kanë thënë lijeni të lirë Altin Çokun, sepse do të merremi vetë me të”, tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake
Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat
- 14:39 “Goditet” grupi kriminal italo-shqiptar, arrestohet në Mançester kreu i tij