Eksperti: Gjendet lehtë nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt
Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.
Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale. Ndërkohë burime për Euroneës Albania, bëjnë me dije se 27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.
E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar. Megjithëse kishin pasur probleme me bashkëshortin në Kosovë, pritej të ribashkohej, por publikimi i fotos me Altin Çokun ka shkaktuar traumë tek e reja e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.
Ndërkohë familjarët e të resë kanë pretenduar nëpërmjet deklaratave të dhënë në media se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë por e kanë shtyrë nga kati i katërt.
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se është lehtësisht e vërtetueshme nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt.
“Ai njëri ka mundur të krijojë një lidhje me vajzën, do ishte mirë që të afërmit të kujdeseshin edhe më parë me kë shoqërohet vajza, se ajo vajzë është ndjerë edhe vetëm, që ka përfunduar në këtë situatë. Në rastin konkret, nëse e ka shtyrë ai nga kati i katërt gjendet shumë kollaj përmes ekzaminimeve kriminalistike të telefonit të tij, nëse lokacioni i telefonit është i njëjtë ai është i dyshuari kryesor”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta