Rrëfehet vajza e Mentor Çokut: Të ishte babai president, Shqipëria do ishte ndryshe
Vajza e Mentor Çokut, Valbona Mirakaj, e cila internua në moshën 16-vjeçare ka rrëfyer mes emocionesh jetën e vështirë në kamp dhe momentin që fitoi lirinë pas 30 vitesh, ku dhe pa për herë të parë babanë e saj që e kishte lënë një muajsh.
Për emisionin “Real People” ajo theksoi se babanë e saj e kishin propozuar për president, duke theksuar faktin se po të ishte ai president Shqipëria do të ishte ndryshe.
Ajo tha se i ati e donte me shpirt Shqipërinë, saqë dhe vetë Valbona bëhej xheloze për këtë fakt.
“Më merrte babi te zyra, më përkëdhelte sikur të isha kalama i vogël. Dëgjova para dy vitesh një intervistë të Berishës që tha, u propozua që të bëhej president Mentor Çoku president por më zgjodhën mua . Do të kishte fat ky vend po të ishte babi im president. E donte me shpirt këtë vend, habitesha. I thosha avash o ba se sa jemi parë. E vetmja gjë që bëhesha xheloze për të ishte Shqipëria”-tha ajo.
Kush është Mentor Çoku
U lind në Elbasan më 1914, i biri i Hamdi bej Ohrit të Iljaz Pashë Dibrës dhe një zonje Toptanase. Shkollimin e lartë e ndoqi dhe e kreu në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin Juridik mes viteve 1936 e 1940.
Më u bë deputet i Ohër-Strugës në Asamblenë Shqiptare të viteve 1943 dhe 1944. U angazhua në trevën e prejardhjes t’i nxiste vendasit t’i bashkangjiteshin lëvizjes Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në nëntor të 1944 u arratis drejt Italisë.
Pas ndryshimeve politike në Shqipëri me rënien e komunizmit, shërbeu si mik dhe këshilltar i qeverive shqiptare, promovoi partitë e reja në perëndim. Bëri ç’kishte të mundur që të flitej për çështjen shqiptare në qarqet diplomatike si lindore, si perëndimore.
Ndërroi jetë më 14 prill 1996 në Romë, ceremonia e varrimit u zhvillua në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon