“Pas 30 vitesh internim, liria e pabesueshme”, Mirakaj: Momenti kur takova babin

14 Tetor 2023 | 19:09

Valbona Mirakaj e cila u internua në moshën 16-vjeçe, tregoi se liria pas 30 vitesh iu duk e pabesueshme.

Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, rrëfeu momentin e bashkimit me të atin në aeroport pas 46 vitesh ndarje.

Ajo shprehet se ne momentin qe e pa, gjithçka rreth tij iu be errësirë dhe fytyra e të atit ishte drita e vetme.

“Prindërit kanë vuajtur më shumë se unë, e kuptova kur u bëra prind vetë. Isha 30 vite në internim. Pas 30 vitesh internim liria mu duk e pabesueshme. Mua mu desh të blija një pasaportë fshehurazi, 600 dollarë, dhe mora djalin. Hipëm në avion dhe më dukej sikur do na kthenin.  Kur e pashë babin për herë të parë isha 46-vjeçe,  më la 1 muajshe. Kur zbrita fytyra e babit mu duk si dritë, e gjitha mu duk si errësirë.  Babi fliste gjatë gjithë kohës, donte të hiqte emocionet.  Kishte vënë fotografinë e mamit dhe një tufë lule te makina. Thoshte mirë se erdhe zonja e shtëpisë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026