5 sekretarë shteti të SHBA në Tiranë| Nga Baker te John Kerry, mesazhet që përçuan
Në 33 vite demokraci, vendin tonë e kanë vizituar 5 sekretarë shteti të SHBA-ve. I pari ishte Xhejms Bajker në vitin 1991, për t’i lënë vendin më tej Medlin Ollbrajt, Kolin Pauell, Hilari Klinton dhe Xhon Kerrit.
Antony Blinken është sekretari i gjashtë Amerikan i Shtetit që viziton Shqipërinë, në një hark kohor prej 33 vjetësh. I pari që shkeli në vendin tonë që pas rënies së monizimit, ishte Xhejms Baker.
Ai mbërriti në Tiranë më 22 qershor 1991, plot 52 vite pasi Shqipëria lidhi marrëdhënie diplomatike me SHBA-të. Vizita e tij u shoqërua me mitingun më të madh proamerikan të mbajtur asokohe, ndërsa i hapi rrugë edhe pasuseve të tij për të shkelur këtu.
9 vite më pas, më 18 shkurt 2020, Madeleine Albright mbërriti në Tiranë kur kryeministër ishte Ilir Meta, dhe asokohe ajo shprehu mbështetje jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën e sapodalë nga lufta.
I treti Colin Powell zbriti në maj 2003 dhe vlerësoi Shqipërinë si aleate në koalicionin kundër Irakut, kur shtrohej diskutimi nëse SHBA duhet të bënte luftë atje apo jo.
Edhe Hillary Klinton, në vitin 2012, dha një mesazh të fuqishëm në 1 nëntor në parlamentin shqiptar. “SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”.
Ndërkohë vite më vonë, më 14 shkurt 2016 John Kerry, mbërriti në Tiranë kur kryeministër ishte Edi Rama, për të nxitur reformën në drejtësi. “Reforma në Drejtësi është jetike. Shqiptarët duan gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen ligjit e jo partisë në pushtet”, deklaroi Kerry.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta