Poster gjigant dhe flamuj amerikanë, atmosfera për vizitën e Blinken në Tiranë
Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.
Një ditë përpara kësaj vizite të rëndësishme, rrugët e kryeqytetit janë veshur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë, ndërkohë që një poster gjigant i sekretarit amerikan të shtetit është shpalosur tek Universiteti Politeknik.
Euronews Albania ka mësuar se në vizitën e tij të parë në kryeqytetin shqiptar, Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin më pas mund të ketë një konferencë për shtyp.
Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi një ditë më parë një bashkëbisedim me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken fillimisht në Shqipëri dhe më pas me prezencën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i pranishëm në bashkëbisedim, bëri me dije detajet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë të DASH, si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien, dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, në cilësinë e Zëvendës Asistentetes të Sekretarit Amerikan për Europën dhe Euroazinë.
Ish-ambasadorja Kim tha se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8 orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare