Rama në Bruksel 1 ditë para vizitës së Blinken, takon Michel dhe Von der Leyen
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.
Departamenti Amerikan i Shtetit zhvilloi një ditë më parë një bashkëbisedim me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken fillimisht në Shqipëri dhe më pas me prezencën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, i pranishëm në bashkëbisedim, bëri me dije detajet e dhëna nga përfaqësuesit e lartë të DASH, si Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien, dhe ish-ambasadorja Yuri Kim, në cilësinë e Zëvendës Asistentetes të Sekretarit Amerikan për Europën dhe Euroazinë.
Ish-ambasadorja Kim tha se vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri do të zgjasë rreth 8 orë dhe në fokus do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë