SHBA, 1 i vdekur dhe 21 të plagosur nga të shtënat në paradën e Super Bowl

15 Shkurt 2024 | 07:57

Një person ka vdekur dhe 21 persona janë plagosur në një të shtëna në Misuri në fund të paradës së fitores së Super Bowl të Kansas City Chiefs.

Autoritetet bënë me dje se nëntë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, shkruan BBC.

Policia tha se ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me të shtënat.

Të shtënat u regjistruan në perëndim të Union Station, stacioni i trenit në qendër të Kansas City, ku parada përfundoi rreth orës 14:00 me orën lokale dhe mijëra fansa ishin mbledhur për të parë festimet.

Raportet lokale thanë se lojtarët e Kansas City Chiefs ishin ende në një skenë atje kur u dëgjuan të shtënat e para.

Të shtënat me armë bënë që turma, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit dhe anëtarët e familjes së tij, të vrapojnë për t’u mbrojtur.

Shefi i policisë së qytetit të Kansasit, Stacey Graves tha se oficerët u përgjigjën menjëherë pasi shpërthyen të shtënat me armë dhe detektivët që ishin në vendngjarje hapën shpejt një hetim. Në aksion ka marrë edhe zjarrfikësja, e cila ka dhënë ndihmën e duhur për të lënduarit.

Më shumë se 800 policë ishin në vendngjarje për të monitoruar paradën, thanë zyrtarët. Reparti zjarrfikës i qytetit ishte gjithashtu i pranishëm për të ofruar kujdes mjekësor nëse ishte e nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026