Vdekja e 27-vjeçares, Gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun i arrestuar 2 ditë më parë për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini.
Teksa u pyet në sallën e gjyqit se kush është personi që ka shpërndarë foton intime të 27-vjeçares, që dyshohet se u bë shkak i vetëvrasjes së saj, Çoku mohon ta ketë bërë ai. Ai deklaroi se për të kuptuar kush e ka nxjerrë foton duhen parë mesazhet te telefoni i të ndjerës.
“E kanë nxjerrë shtetas të tjerë foton. Keni mesazhet në telefonin e vajzës. I shpreh ngushëllimet e mia familjes”, tha Çoku teksa u pyet nga gazetarët në gjykatë se kush ishte personi që nxori foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra.
Altin Çoku u arrestua nga policia me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren që u hodh nga pallati në Kamëz. 39-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, në një tjetër rast të dyshuar shantazhi me foto intime ndaj një vajze në Laç.
Çoku është i njohur nga përdoruesit e Tik Tok për videot e tij me gjuhë të denigruese, ku në komunikimet live që ai bën me personazhet e këtij rrjeti, shan dhe përdor fjalor të papërshtatshëm për njerëz të ndryshëm.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës