Kërkesat për dinarin, Bislimi: Kosova s’është më në pavarësi të mbikëqyrur
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se diplomatët ndërkombëtarë po ndërhyjnë në institucionet e pavarura të vendit.
Kur dikush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkon koordinim nga një institucion i pavarur, kjo sipas Bislimit, nënkupton ndërhyrje.
“Koordinimi me automatizëm është ndërhyrje në punën e një institucioni të pavarur”, tha Bislimi mbrëmë në një intervistë për KTV-në.
“Unë mendoj që është gabim, sa herë që dikush, pa marrë parasysh a është vendor a ndërkombëtar, takohen me institucione të pavarura për të diskutuar tema të caktuara dhe për ta dhënë mendimin e tyre. Në qoftë se një përfaqësues i një institucioni ndërkombëtar takohet me Bankën Qendrore dhe thotë ‘ne ju rekomandojmë ta shtyni zbatimin e këtij vendimi’, nënkupton që ne ju tregojmë se si duhet të duket vendimi, rrjedhimisht ne konstatojmë se ju nuk jeni dhe nuk duhet të jeni të pavarur në marrjen e vendimeve”, shtoi ai.
Zëvendëskryeministri tha se “kjo është gabim, sidomos atëherë kur pavarësia e këtyre institucioneve është ndërtuar me miliona investime të vetë vendeve prej të cilave vijnë këta individë”.
Gjatë intervistës, numri 2 i Qeverisë tha se “Kosova nuk është më në pavarësi të mbikëqyrur”.
“Është mirë që kjo frymë të promovohet”, tha Bislimi, duke iu referuar kërkesave të opozitës për koordinim me ndërkombëtarët. “Është mirë të ndjehemi paksa të pavarur, e të mos insistohet në vazhdimësi ‘po a je koordinu, a nuk je koordinu?’”.
“Kosova është e pavarur që nga viti 2008”, tha ndër tjerash Bislimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme