Mungesë mjekësh në zonat rurale, numri i infermierëve u pakësua në 2022 me 23%
Numri i mjekeve dhe infermiereve në vend ka ardhur ne rënie gjate viteve te fundit. Sipas një raporti te institucioneve shtetërore, mungesat më të mëdha për mjeke dhe infermiere janë kryesisht ne zonat ruale.
Numri i bluzave të bardha që shërbejnë në zonat rurale ka ardhur në rënie. Sipas një raporti ti mbulimit shëndetësor për vitet 2019-2022 të vendimit për profilin e zgjeruar kombëtar të emigracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është te mjekët e familjes.
Nga të dhënat e mbulimit shëndetësor, në këto katër vjet në shërbimin parësor vërehet rënie e numrit të mjekëve të familjes. Rënia më e theksuar është në grupimin e mjekëve të zonave rurale, edhe për shkak të prirjes së njëjtë që shfaq edhe popullata e mjekëve për të lëvizur drejt zonave urbane. Numri i mjekëve për 2022 ishte 637. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre ra 4. Ndërsa numri i infermierëve për 2022 u pakësua 23%. Shkaku kryesorë është migrimi i brendshëm, i popullsisë kryesisht prej zonave rurale drejt zonave urbane.
Mungesa e mjekëve në zonat rurale ishte dhe një ndër arsyet që qeveria propozoi ligjin për studentët e mjekësisë, të cilët duhet të qëndronin 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Studentët e çuan këtë ligj në gjykatën kushtetuese, e cila doli në konkluzionin se e afati 5-vjeçar për të punuar me detyrim është i rëndë dhe jo proporcional. Pikërisht këtë pikë Kuvendi duhet ta ndryshojë në ligjin për studentët e Mjekësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mjeku do ndahej nga gruaja, do martohej me 16-vjeçaren”, avokati: Kurth nga kolegët
- Gripi në parg epidemie, afro 18 mijë të infektuar kërkuan ndihmë mjeksore
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre