“Mjeku do ndahej nga gruaja, do martohej me 16-vjeçaren”, avokati: Kurth nga kolegët
Avokati Ndue Pjetra tha në emisionin “Good Morning Albanians”, se mjekut Dervish Hasi i cili akuzohet për abuzim me të miturën 16-vjeçare, tha se ndaj mjekut është ngritur kurth.
Sipas tij kanë qenë kolegët e tij ata që i ngritën kurthin, pasi Hasi ishte ndër mjekët më të mirë. Ai tha gjithashtu se gruaja e parë do ndahej nga Dervish Hasi që ai të mund të martohej me të miturën.
Gjithashtu sipas avokatit, ishte babai i vajzës ai që e çoi vajzën në shtëpinë e kirurgut në mënyrë që ai të arrestohej në flagrancë.
“Me ligjin shqiptar nuk rezulton që Dervish Hasi të ketë shkelur ligjet shqiptare në raport me atë që është e shkruajtur. Për sa kohë nuk ka një ligj që e ndalon bashkëjetesën me të tjera, lejohet. Kushtetuta e ka shumë të përcaktuar një gjë që nuk ndalohet lejohet.
Në momentin që ka bërë dokumentacionin, Hasi i është drejtuar gjykatës për të bëre zgjidhjen e martesës me gruan e parë dhe për tu martuar më vonë me të. Në momentet që nuk ka vënë akoma kurorë në zyrën civile, ajo quhet bashkëjetesë, jo martesë.
Lidhja me vajzën ka qenë e miratuar nga prindërit e vajzës. Denoncimin e ka bërë babai, vajzën ia ka dhënë vetë babai në mënyrë që ta kapnin, se ndryshe nuk do kishte prova për ta kapur në flagrancë. Ia ka çuar i ati vajzën, me dëshirën e vetë. Atij i kanë ngritur kurth se ishte mjeku më i mirë. Ia kanë ngritur kolegët, por do dalin edhe emrat”,-tha avokati i Dervish Hasit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor