Kryetari i parlamentit rus “i faturon” perëndimit vdekjen e Navalnyt: Janë fajtorë
Kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, është zyrtari i fundit rus i cili vdekjen e kritikut të Kremlinit “ia faturon” perëndimit. Lajmi për vdekjen e Aleksei Navalnyt, kritikut më të ashpër të Putinit u bë i ditur mesditën e kësaj të premteje.
“Të gjithë ata, emrat e tyre janë të njohur, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lidershipi i SHBA-së deri te Scholz, Sunak dhe Zelensky, janë fajtorë për vdekjen e Navalny-t”, tha politikani në kanalin e tij Telegram.
“Janë ata që kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”,- është shprehur ai.
Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë helmimi që ishte e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.
Vdekja e raportuar e Navalany vjen pak para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të vendosura për t’u mbajtur më 17 mars, ku Putin besohet gjerësisht për të fituar një mandat të pestë në një lëvizje që mund ta shohë atë të mbajë pushtetin të paktën deri në vitin 2030.
Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht, pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera të ndryshme. Ai po vuante tashmë dënimin me 11 vjet e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera që ai mohon.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë