Ulet borxhi pas 13 vitesh, FMN: Shqipëria e treta për rritjen e shpejtë të turizmit
Shqipëria renditet si një ndër ekonomitë më rezistente dhe e treta në botë për rritjen më të shpejtë sa i takon turizmit.
Të dhënat u diskutuam sot në mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, i cili për herë të parë u mbajt në Tiranë.
Shqipëria renditet ndër vendet me rritjen më rezistente. Gjatë takimit të përvitshëm të konstituencës së FMN-së dhe BB-së, i cili u mbajt për herë të parë në Tiranë, guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare diskutuan sfidat dhe arritjet e ekonomive të tyre.
Në fjalën e tij Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se Shqipëria ka një perspektivë pozitive, ku viti i kaluar u mbyll me një rritje ekonomike prej 3.5% duke u bërë vendi i tretë në botë që regjistroi rritjen më të shpejtë në sektorin e tuirizmit I cili e bën Shqipërinë nje treg atraktiv për investimet e huaja direkte.
“Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion investim”, tha Sejko.
Ministri i financave, Ervin Mete u shpreh se, Shqipëria rezultoi një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Rritja e të ardhurave buxhetore për vitin që lam pas, sipas të dhënave të Ministrisë, ka bërë që Shqipëria për herë të parë të uli borxhin publik me 7.7 pikë për qind të PBB-së.
“Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon”, tha Mete.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryeministri Rama, duke vlerësuar arritjet makroekonomike në vend, thekson se rritja e pagave është synimi i radhës për Shqipërinë me luftën e saj ndaj largimit të forcës punwtore.
“Jemi të inkurajuar nga numrat dhe shifrat për punësimit ndonëse sfida më e madhe do të jetë rritja e pagave. Që të frenojmë konkurencën e vendeve më të përauara që kërkojnë fuqi punëtore”, tha Rama.
Çështje të tjera të trajtuara sipas programit ishin dhe hapwsirat që krijohen nga zhvillimi dhe aplikmi i inteligjencës artificiale dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve energjetike të ripërtëritshme dhe minerare në mbështetje të progresit dhe qwndrueshmërinë ekonomike.
Takimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB) mbledh së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konsistituence dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve