“Atleti” 98-vjeçar nga Devolli: Eci 14 km çdo ditë, i sfidoj edhe të rinjtë
“98 vjeç. Ama si i ri? Epo tamam, dhëmbët nuk na kanë dalë akoma. 3:23 i ri, për veten time, bej këtë rrugë, punoj me duart time, këmbët time, jam i ri”, Hamdi Cengëtari, i moshuari nga Devolli.
Ky është Hamdi Cengëtari, “atleti” 98 vjeçar nga fshati Çetë e Devollit. Çdo ditë rituali i tij është ecja drejt fshatit të Qytezës, duke ecur plot 14 km në ditë.
“Nuk lodhem jo. Ku di unë si ka mundësi, të gjithë çuditen. Nga këmbët nuk përtoj hiç, vetëm nga sytë sikur po plakem, por gjerat e tjera jam shumë në rregull. Që në mëngjes shkoj në qytezë, kthehem, ha buke, pi kafen, pas orës dy dal gjende e kthehem”,-tha atleti.
I riu 98-vjeçar tregon se moshat e reja e kanë mendjen tek teknologjia, duke lënë mënjanë aktivitetin fizik, që për të është çelësi i suksesit të jetëgjatësisë.
“A po çfarë të flasësh bre vëlla? Njeriu duhet të merret me punë jo me telefon. Telefoni të con në kanale të këqija, duhet përdorur por për nevoja personale, jo për gjëra të tjera. Çfarë ha ti qe ecën kaq thonë? Barku s të dhemb, asgjë s’të dhemb, si ka mundësi. Kam e shokë që janë më të rinj se unë e janë të sëmurë”,-tha Hamdiu.
Fakti që të rinjtë nuk janë më aktiv vitet e fundit, Hamdiun e shtyn të bëjë një thirrje për ta.
“Të rinjve mesazhi im është që të shohin kokën, të punojnë për shtëpi, për vendin e tyre dhe të mos e kenë mendjen as për telefon, as për jashtë. Jashtë është kurbet por strumbullari është këtu, duhet të punojnë”
Hamdiu përsëri do të ecë me hapat e tij të ngadaltë, për të mbajtur trupin e mendjen në formë e për të dëshmuar se aktiviteti fizik bën që mosha të jetë thjesht një numër.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset