Barometri: Qeveri koalicioni, por efikase. Ja çfarë preferojnë shqiptarët

16 Shkurt 2024 | 20:08

Të pyetur nga “Barometri” në Euronews Albania qytetarët këtë herë kanë shprehur preferencat e tyre në lidhje me mënyrën apo formën si zgjidhen përfaqësuesit e popullit për në parlament .

Pikërisht në kohën kur palët politike po mundohen të dakordësojnë për ndryshime në sistemin zgjedhor shqiptar për të disatën herë, qytetarët japin mendimin e tyre sjellin idenë si e mendojnë ata se duhet të zgjidhen deputetet.

Pyetjes “qeveria e vendit është më mirë të përbehet nga një parti e vetme apo koalicion partish “

Shumica rreth 60.6 % mendojnë që më mirë është që qeveria të jetë nga një koalicion partish.

Nënkuptohet se ata nuk duan një qeveri me një parti çka do të thotë një qeveri të forte dhe me tendenca autoritare.

Por nga ana tjetër pyetjes “a është me e rëndësishme për ta një qeveri efikase apo përfaqësimi në parlament i çdo grupimi te organizuar politikisht në shoqëri”  shumica shkojnë për një qeveri efikase 62.3 %  me shume se përfaqësimi i grupeve te ndryshme ne parlament.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025