Erdogani uron Vjosa Osmanin për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të Pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani.
Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.
“Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet në telegramin e urimit të Erdoganit, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Erdogan konfirmoi pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalias që do të mbahet nga 1 deri më 3 mars të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq