Gara për Durrësin, Barometri Politik publikon rezultatet e sondazhit zgjedhor | 25 mars 2021

25 Mars 2021 | 20:35

Barometri Politik publikoi mbrëmjen e sotme rezultatet e sondazhit të kompanisë MRB në bashkëpunim me Euronews Albania lidhur me opinionin e qytetarëve të Bashkisë Durrës, Shijak dhe Kavajë për zgjedhjet e 25 prillit.

Temat kryesore të analizuara nga paneli i ftuarve ishin menaxhimi i situatës pas tërmetit, mendimi i qytetarëve për figurat kryesore politike, prirja e votës dhe ndarja e mandateve në qarkun e Durrësit.

Gjetjet kryesore:

  • 60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë socialiste në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre negativisht. (Lexoni lajmin)
  • Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qarku i Durrësit do të votonte në këtë mënyrë: 43.3% e votuesve të anketuar do të votonin për Partinë Socialiste, 36.9% do të votonin për Partinë Demokratike dhe 5.4% do të votonin për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa 2.5% e tyre do të votonin partitë e tjera. (Lexoni lajmin)
  • Preferenca për kryeministrin, Basha dhe PD performon më mirë në Durrës në krahasim me veten në nivel kombëtar. (Lexoni lajmin)
  • Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Qarku i Durrësit do të ishte një fushëbetejë e fortë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. (Lexoni lajmin)

Sondazhi i plotë:

Design by Euronews Balkans

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021