“Pema dhe mbreti” surprizojnë fëmijët/ Shfaqja hap sezonin e ri të teatrit “Skampa”
“Pema dhe Mbreti”, shfaqja e radhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit “Skampa” Elbasan nga regjisori Hysen Mullajonuzi, vjen me mesazhin e edukimit dhe kujdesit ndaj natyrës.
Pjesa me një zhvillim dinamik dhe personazhe fëmijë trajton historinë e një mbreti mizor, i cili vetëm fale dashurisë për Zanen e Pyllit do të kuptoje se çfarë është e mirë në këtë jetë.
“Interesimi i publikut të vogël është goxha i madh dhe për këtë na vjen shumë mirë. Kemi punuar kemi bërë një punë them tepër të kënaqshme, dhe kjo punë po na shpërblehet me pjesëmarrjen e madhe të fëmijëve në teatrin “Skampa”.
Mesazhi i kësaj shfaqe është mjedisi, të kemi një kujdes të veçantë për mjedisin, për pemët për natyrën në përgjithësi, sepse edukata mbi këtë temë fillon që në këtë moshë”-theksoi Hysen Mullajonuzi regjisor.
Detyrën më të vështirë, por njëkohësisht të bukur, për të përcjellë mesazhin që duhej tek të vegjlit, e kishin aktorët.
“Në pjesën ” Pema dhe Mbreti”, unë luaj lojën e narratores dhe tregimtares njëkohësisht dhe është hera e tretë në fakt që e vëmë në skenë, që nga Dhjetori i vitit të kaluar që u dha premjera. Interes ka pasur goxha nga fëmijët dhe është shumë kënaqësi për ne si aktor të shohim interesin nga fëmijët, dhe sesi ata edhe pasi mbaron shfaqa kërkojnë të vihet çdo javë”-tha Enia Hoxha.
Duartrokitjet në fund të shfaqjes interaktive e përqafimet e fëmijëve, janë momenti që u sjell më shumë sodisfaksion aktorëve. Spektatorët e vegjël por edhe të rriturit kanë ndjekur me interes këtë shfaqje e cila hapi sezonin e ri teatror në ” Skampa” Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte