“Opozita u tentua të asgjesohet”/ Blushi: Këtë e thotë drejtësia amerikane

18 Shkurt 2024 | 20:41

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli për 20 shkurtin, dita kur Sali Berisha ka thirrur protestë.

Blushi theksoi se opozita do të jetë në shesh për shkak se vendi është në situatën më dramatike që ka qenë ndonjëherë.

Sipas tij vendi jonë është i kapur nga qeveria dhe i  kapluar nga korrupsioni, gjë që sipas Blushit është faktuar dhe nga ndërkombëtarët.

“Opozita është në shesh  sepse në vlerësimin tonë, vendi është në situatën më dramatike që ka qenë ndonjëherë. Së dyti, kemi  një sërë faktorësh që jemi në këtë konflikt, së pari sepse premtimi për 300 mijë vende pune ka dëbuar rreth 740 mijë shqiptarë, sepse opozita në vend është tentuar të asgjësohet, kemi një korrupsion të faktuar ndërkombëtar, këtë e thotë drejtësia amerikane. Lexoni akt-akuzën e drejtësisë amerikane, 14 herë Edi Rama. Vendi është rrëmbyer me forcë nga qeveria. Ana tjetër që është më e rëndë është situata ekonomike në vend”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026