Drejtori i MRB: Ka një polarizim, PS dhe PD po rriten teksa LSI po ulet

25 Mars 2021 | 21:44

Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB, më të cilën Euronews Albania ka bashkëpunuar për kryerjen e sondazheve të “Barometri Politik”, tha se ka një polarizim.

Sipas tij Partia Socialiste dhe Demokratike po rriten ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim po ulet.

Teksa solli në vëmendje se kush mund të jetë fituesi dhe me sa mandate, drejtori i MRB theksoi se në bazë të të dhënave ka një grumbull njerëzish që beson se PS-ja do të ketë më shumë se 71 mandate. Sipas zbulimit të  sondazhit, Mavros tha se edhe të pavendosurit janë të prirur pozitivisht ndaj Partisë Socialiste.

“Nuk treguat ende matricën sa i përket votës së besnikërisë, se cila parti do të fitonte. Nëse shkon te të pavendosurit, 20% e tyre thonë që PS-ja do donin që të ishte fituese dhe votuesit e LSI-së 32% ja japin PS-së dhe 38% ja japin PD-së,” – shpjegoi Dimitris Mavros.

Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është një faktor kyç dhe duket sikur për momentin partia mund të rritet.

Drejtori i kompanisë prestigjoze të sondazheve, MRB theksoi se duhet analizuar me shumë kujdes në ç’drejtim do të shkojnë votuesit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021